Busquets tregohet kapiten i vërtetë, pranon ulje page që të regjistrohen lojtarët e transferuar

Sergio Busquets është gati të shkurtojë pagën e tij në mënyrë që të ndihmojë Barcelonën të regjistrojë transferimet e reja deri në fillim të sezonit.

“Mundo Deportivo” bën me dije se në mëngjes ka pasur një takim mes Alemany dhe agjentit të blaugranasve, Josep Maria Orobitg, në fund të të cilit propozimi u rrit pasi një veprim i rëndësishëm erdhi nga mesfushori.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë vetëm shkurtim rroge apo rinovim deri në vitin 2024 për ta përhapur rrogën. Barcelona, përveç aktivizimit të levës së katërt, po përpiqet të kursejë edhe 30 milionë euro me këtë marifet./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.08.2022 15:54