SH.F. "Naim Frashëri" e Studeniçanit shënoi 70 vjetorin e themelimit
Me program të begatshëm, mbajtur në Shkollën Fillore “Naim Frashëri”-Studeniçan, kjo shkoll ka shënuar 70 vjetorin e themelimit të saj, informon portali ExPress.mk

Me këtë rast drejtori Letfulla Mehmeti ka theksuar kontributin e të gjithë arsimdashësve të kësaj ane për të arriturat e kësaj shkolle.

“Rrugëtimin dhe amanetin e të gjithë arsimdashësve për një arsim cilësor dhe bashkohor do ta çojmë në vënd”, tha Mehmedi.

Ndërsa kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki uroj drejtorin, mësimëthënësit, nxënësit dhe bashkëvendasit duke i uruar suksese të mëtejme kësaj shkolle.

Ndërkaq nxënësit e kësaj shkolle për këtë event kishin përgatitur një program artistik.
Shtuar më 21/05/2015, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori