Shesheli djeg flamurin kroat, Kroacia tërheq ambasadorin e saj në Beograd
Ministria e Jashtme dhe e Punëve Evropiane e Kroacisë i dërgoi notë të ashpër proteste të ngarkuarës me punë të Serbisë në Kroaci, Bosa Prodanoviq, ndërsa ambasadori kroatBeograd do të ftohet për konsultime në Zagreb për shkak të deklaratave nacionaliste të Sheshelit dhe djegies së flamurit kroatBeograd.

“I akuzuari për krime të luftës, Sheshel me fjalor urrejtjeje, me retorikë dhe simbolikë lufte po përpiqet të ndikojë në rajon e veçmas në raportet ndërmjet Serbisë e Kroacisë, duke djegur flamurin kroat para institucionit shtetëror të Republikës së Serbisë. Prokuroria e lartë serbe ka reaguar ndaj këtij akti duke nisur procedurën penale, gjë që mendojmë se paraqet një hap në drejtim të qetësimit të situatës së krijuar”, thuhet në kumtesën e MPJ të Kroacisë.

Kroacia ka reaguar edhe kundër ministriot të Punëve të Serbisë, Aleksandër Vulin, që ky i fundit të mos përzihet në punët e brendshme të shtetit kroat dhe të mos përdorë retorikë nacionaliste kundrejt fqinjëve kroatë./dionis xhafa albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 00:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori