Sherr në shkollë, theret nxënësi shqiptar
Një sherr mes nxënësve në shkollën e mesme "Niko Nestor" në Strugë, ku nuk kanë munguar as thikat, për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një nxënësi shqiptar. Fatmirësisht, episodi ka përfunduar vetëm me lëndime të lehta trupore. I riu është dërguar në spital por pas ndihmës së par mjekësore është lëshuar për mjekim në shtëpi.

Therja me thikë ka ndodhur në afërsi të vëshkës së majtë, por mjekët kanë arritur që ta ndalojnë gjakderdhjen e nxënësit. Sipas informatave jozyrtare, sulmuesit kanë qenë ish nxënës të kësaj shkolle.

"Ndaj nxënësve që kanë marrë pjesë në këtë incident do të ketë padi përkatëse, kurse po punohet për identitetin e saktë të nxënësve që kanë marrë pjesë në këtë rrahje", informoi zëdhënësi i policisë Stefan Dimovski.

Policia nuk ka dhënë detaje se të cilës përkatësi etnike i përkasin nxënësit që kanë marrë pjesë në rrahje, ndërsa jozyrtarisht mësohet se rrahja ka ndodhur mes shqiptarëve dhe maqedonasve, ndërkaq djaloshi i lënduar është shqiptar.

Ky incident është rasti i dytë që ndodh brenda këtij viti në të njëjtën shkollë, që më parë njihej si vend i rrahjeve ndërmjet nxënësve shqiptarë dhe maqedonas. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2013, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori