Rihanna surprizon në shfaqjen e Super Bowl, njofton papritur shtatzëninë e dytë

Rihanna performoi në shfaqejn mes dy pjesëve në Super Bowl të së dielës, por surpriza nuk ishte shfaqja e saj emocionuese.

Në një intervistë javën e kaluar, këngëtarja Bajan u pyet nëse do të kishte ndonjë surprizë gjatë performancës së saj në Stadiumin State Farm të Arizonës.

“Po mendoj të sjell dikë. Nuk jam e sigurt, do të shohim”, u përgjigj ajo.

Por Rihanna nuk i referohej asnjërës prej tyre. Edhe pse askush në atë kohë nuk e mendoi diçka të tillë, ajo në fakt la të kuptohej se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

Ndërsa Rihanna performonte të dielën, shikuesit u bënë gjithnjë e më të sigurt se ajo ishte përsëri shtatzënë, nëntë muaj pasi ajo dhe partneri i saj A$AP Rocky mirëpritën djalin e tyre.

Brenda një ore nga përfundimi i performancës së Rihannës, teksa fansat e saj debatonin saktësisht se në cilin tremujor mund të ishte, përfaqësuesit e saj konfirmuan zyrtarisht lajmin e mirë të këngëtares. /albeu.com


Shtuar 13.02.2023 07:54