U ekzekutua në Mykonos, 34-vjeçari shqiptar është djali i një polici

34-vjeçari shqiptar, Julian Kosova, i cili u vra dje në një lokal në Mykonos është djalë i një polici.

Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se të afërm të tij kanë treguar se babai i tij ishte polic në Shqipëri, ndërsa vëllai i tij jeton prej kohësh në Angli, i cili merret me ndërtim.

Ai punonte në ishull si elektricist në Mykonos, e në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të protothema.gr , 34-vjeçari kishte arritur të ndërtonte një shtëpi luksoze në Chora, të cilën ua jepte me qira turistëve për 800 euro nata, gjatë muajve të verës.

Shtëpia që viktima ka blerë në Ornos i ka kushtuar 150 mijë euro. Ai arriti ta rinovonte, madje vendosi një pishinë të vogël në tarracën e tij për të rritur vlerën e blerjes së pronës dhe për ta dhënë me qira me çmim të lartë për turistët.

Vrasja e shqiptarit, Julian Kosova ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit dje në një lokal në zonën e Skylabela, në ishullin e famshëm të Mykonosit.

Sipas dëshmisë së autorit, shqiptari ngacmoi vajzën, e cila ishte nën shoqërinë e autorit të krimit. Sherri mes shqiptarit dhe grekut ka agravuar deri në pikën kur, 33-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu shqiptarin, i cili për fat të keq ndërroi jetë, pasi plumbi e kapi në kokë.

Në sherr e sipër, shtetasi grek, i cili është arrestuar ka shkuar në banesë dhe është kthyer sërish me një armë gjahu të cilën e ka shkrepur dy herë ndaj shqiptarit.

Sipas informacioneve, para vrasjes ka pasur një përleshje mes autorit, i cili është pronar hotelit dhe shqiptarit, për shkak se ky i fundit i kishte ngacmuar të dashurën.
Shqiptari jetonte prej vitesh në Mykonos dhe kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të ishullit./albeu.com/


Shtuar 21.02.2023 12:12