Vjedhje me dhunë dhe trafik droge, arrestohen babë e bir në Fier

Dy shtetas babë e bir janë vënë në prangat e policisë pasi ishin të shpallur në kërkim kombëtar për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Bëhet me dije, se Ilir Tafa, 50 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për vjedhje me dhunë); Gledis Tafa, 25 vjeç, banues në Bishanak, Fier, janë dënuar përkatësisht me 5 vjet e 4 muaj burgim dhe 1 vit e 6 muaj burgim.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, pas lokalizimit të vendndodhjes, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacion policor të koduar “Shenjestra 2″, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: Ilir Tafa, 50 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për vjedhje me dhunë); Gledis Tafa, 25 vjeç, banues në Bishanak, Fier. Në vitin 2019, në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde narkotike heroinë dhe kokainë,”- bën me dije policia./albeu.com


Shtuar 3.06.2022 16:39