Sheqerinska: Politikanët që qeverisin me ndarje etnike i takojnë të shkuarës
Gjatë kongresit të LSDM mbajtur ditën e sotme, nënkryetarja e kësaj partie ka folur mbi raportet ndëretnike si dhe programin mbi reformat në procesin arsimor.

“Politikanët që qeverisin me ndarje etnike tashmë i kalojnë të shkuarës, qytetarët i kanë njohur ata, ne duam të ndërtojmë një shtet me qytetarë të njëjtë me një shoqëri me të drejta të barabarta dhe të bëjmë vendin tonë më të mirë për jetesë”, ka thënë Sheqerinska.

Do ndërpresin testimin ekstern, do zvogëlojmë numrin e lëndëve në procesin arsimor, do bëjmë vlerësimin e programeve arsimore dhe librave, në gjashtë muajt e parë të vitit do bëjmë vlerësimin e dijes se na duhet dije, do i risim pagat e arsimtarëve, asnjë mësimdhënës nuk do ketë pagë më të ulët se mesatarja, do ndërtojmë konvikte për studentët, ka thënë mes tjerave ajo, transmeton Zhurnal.

Gjatë kongresit Sheqerinska ka folur gjithashtu edhe për reformat në shëndetësi ku tha se është e nevojshme që mjekët të qëndrojnë në vend përmes pagave më të mëdha. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2016, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori