Sheqerinska: Do të bëjmë gjithçka që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska sot në Çinku, në Rumani, mori pjesë në aktivitetet dyditore për të ftuar të lartë në kuadër të stërvitjes “Saber Guardian 17“, pjesë e të cilës janë 71 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë, prej të cilëve 57 janë të vendosur në Rumani, ndërsa 14 në Hungari.

Siç njoftuan nga Ministria e Mbrojtjes, Sheqerinska theksoi se në stërvitjen në të cilën marrin pjesë 22 vende-anëtare të NATO-s dhe vende partnere është mundësia që të tregojmë se ARM-ja dhe Maqedonia e meritojnë që të konsiderohen partnerë të NATO-s dhe se Maqedonia e meriton që NATO të vazhdojë politikën e dyerve të hapura.

Maqedonia, theksoi ministrja, mbetet e përkushtuar në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe me gjerë, si dhe në përmirësimin e kushteve, pajisjes dhe kapaciteteve në Armatë.

Në kuadër të aktiviteteve dyditore për të ftuar të lartë në kuadër të stërvitjes “Saber Guardian 17“, ministrja Sheqerinska realizoi takim me ministrin e Mbrojtjes të Rumanisë, Adrian Cucujanu, takimi i parë midis ministrave të mbrojtjes të të dy vendeve pas dhjetë vitesh.

Të dy ministrat biseduan për avancimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mbrojtje, përforcimin e kapaciteteve të ARM-së për harmonizimin me standardet e NATO-s.

Ministrja Sheqerinska theksoi se përkrahja e Rumanisë për anëtarësim të Maqedonisë në NATO është me rëndësi të veçantë dhe se pranimi i Maqedonisë në Aleancë do të kontribuojë drejt përforcimit të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit, citohet në njoftimin e MM-së.

Ministri Cucujanu e përsëriti transparencën dhe përkrahjen pa rezervë të Rumanisë që Maqedonia sa më shpejt të marrë ftesë për anëtarësim.

Ai gjithashtu e përshëndeti pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Armatës së RM-së në misionet paqeruajtëse që sipas tij Maqedonia ka rol pozitiv si faktor stabiliteti në rajon.

Së bashku me ministren Sheqerinska, në Rumani do të qëndrojë edhe një Delegacion nga Ministria dhe ARM-ja, pjesë e të cilit është edhe komandanti i Brigadës së Parë Këmbësorike të Mekanizuar, gjenerali i brigadës Mirçe Gjorgoski dhe komandanti i batalionit të Policisë Ushtarake, nënkolonel Vasko Kokolanski.

Stërvitja “Saber Guardian 17”, mbahet në periudhën prej 23 korrikut deri në 26 korrik në Rumani, Hungari dhe Bullgari, ndërsa përfshin mbi 25.000 pjesëtarë të forcave të armatosura të mbi 20-të vendeve të NATO-s dhe vendeve-partnere dhe praqet stërvitjen më të madhe në Rajonin e Detit të Zi këtë vit, njofton AIM.

Stërvitja organizohet dhe udhëhiqet nga Armata e SHBA-së në Evropë. /albeu.com/
Shtuar më 15/07/2017, ora 17:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori