141 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 141 raste të reja, ndërsa një person ka humbur jetën nga COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se 161 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 12.083, ndërsa kanë humbur jetën 529 persona. Aktualisht janë 3.306 persona aktivë.


Shtuar 11.08.2020 12:37