Shënohet Dita Botërore e Ujit në Maqedoni
Dita Botërore e Ujit sot do të shënohet me një sërë ngjarjesh në vend. Do të mbahen debate, punëtori dhe projeksione filmash, nën ujë do të pastrohet liqeni i Matkës ndërsa do të vizitohet edhe burimi i ujit në Rashçe.

Ngjarja qendrore do të mbahet në Kinotekën e Maqedonisë në organizim të Institutit për Shëndet Publik, ndërsa do të marrin pjesë prodhues të ujit, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, studentë, pensionistë dhe përfaqësues të institucioneve. Është paraparë prezentim i aktiviteteve që kanë të bëjë me ekologjinë, grumbullimin e ambalazhit plastik dhe mundësinë për riciklimin e tyre. Do të ketë program muzikor, transmeton MIA.

Në kuadër të programit të ISHP do të mbahet projeksioni i filmave me temë për ujin “Liqeni prej molle” dhe “Uji”. Mjetet të cilat do të grumbullohen në ngjarje, siç informojnë nga ISHP, do të dhurohen për mjekimin e një fëmije me gjendje shëndetësore të rëndë.

Me rastin e Ditës BotëroreUjit, polumbarët e klubit “Vrello” dhe klubi i polumbarëve “Pena” nën ujë do ta pastrojë liqenin e Matkës, ndërsa do të pastrohet edhe rripi përgjatë shtegut të kaikeve dhe shtegu i cili çon drejt manastirit “Shën Nikolla Shishevski”. Në aksion janë përfshirë edhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe drejtori i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Dushko Vekovski do ta vizitojnë burimin Rahçe dhe laboratorin ku bëhen analizat e cilësisë së ujit të pijshëm, ndërsa Fakultetin Teknologjikë-Metalurgjik në kuadër të Universitetit “Cirili dhe Metodi” në Shkup do të mbahet punëtori me temë “Uji do të thotë jetë”.
Shtuar më 22/03/2019, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori