Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Niset dhe delegacioni nga Maqedonia
Një delegacion shtetëror dhe kishtar, i udhëhequr nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nesër do të marrë pjesë në ceremoninë e kanonizimit të Nënës Terezë në Vatikan.

Ceremonia do të mbahet në sheshin “Shën Pjetri” ku kreu i Kishës katolike Papa Françesku do ta shpallë Nënën Terezën Shenjtore.

Vend të posaçëm në ceremoni do të kenë Republika e Maqedonisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Indisë, si vende të lindjes, prejardhjes dhe misionit të saj.

Presidenti i Maqedonisë nesër në mbrëmje do të merr pjesë edhe në hapjen solemne të ekspozitës së fotografive dhe teksteve të lidhura me jetën dhe veprën e Nënës Terezë – Santa di Skopje, Santa del mondo në kishën “Shën Stanisllav”.

Ceremonia e lumturimit të Nënës Terezë, që është një hap para shpalljes për Shenjtore, është mbajtur në Sheshin “Shën Pjetri” në vitin 2003, ku morën pjesë mbi 300.000 mijë besimtarë.

Ceremoninë solemne e udhëhoqi kreu i atëhershëm i Kishës katolike Papa Gjon Pali i Dytë, ndërsa në ceremoninë mori pjesë një delegacion nga Maqedonia, i udhëhequr nga presidenti i atëhershëm, Boris Trajkovski. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2016, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori