“Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve, unë do të shkoj në gjunjë në Camp Nou”

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha Diaz është zotuar të ecë në Camp Nou në gjunjë nëse Barcelona fiton Ligën e Kampionëve. Kujtojmë se braziliani kaloi te skuadra e Xavi Hernandez në verë nga Leeds.

“Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve, unë do të shkoj deri në gjunjë në Camp Nou ose në çdo stadium tjetër ku luajmë. Unë bëra të njëjtën gjë te Leeds kur qëndruam në Premier League angleze”, tha Rafinha për La Vanguardia.

Në sezonin e ri, Rafinha Diaz ka shënuar një gol dhe një asist në kampionatin spanjoll. Braziliani i kushtoi Barcelonës 70 milionë euro. /albeu.com/