Shekerinska nga Prishtina: Maqedonia ka prioritet anëtarësimin në NATO
Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska sot ndodhet për vizitë njëditore në Republikën e Kosovës ku është pritur me një ceremoni ushtarake, pas së cilës ka mbajtur një konferencë për shtyp me ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Ajo tha se dy qeveritë janë të përcaktuara për ndërtimin e marrëdhënieve të mira shoqërore.

"Pres që ne vitin 2018 te nënshkruajmë planin tonë të bashkëpunimit. Qeveria e re e Maqedonisë ka prioritet anëtarësimin në NATO dhe fqinjësinë e mirë. Se kemi bashkëpunim të mirë e tregon fakti që kemi atashe që mbulon edhe Kosovën . Puna e fqinjëve është të ndihmojnë e jo të bëjnë mrekulli. …. Sa i përket anëtarësimit te Kosovës në NATO, e përkrahim qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare. Duhet pasur parasysh gjendja e ndjeshme në rajon. Ne si fqinjë të mirë nuk do të përzihemi në këtë çështje", tha ndër të tjera ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska-Jankovska.
Shekerinska dhe delegacioni që ajo kryeson, do të vazhdojë vizitën e punës edhe në qendrën për Studime Universitare të FSK-së, në kazermën "Adem Jashari".

Ministrja do të pritet edhe nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2018, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori