Shekerinska në Ditën e të ftuarve të lartë në stërvitjen “Saber Guardian 17“
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot dhe nesër do të qëndrojë në Rumani, ku do të marrë pjesë në aktivitetet dyditore për të ftuar të lartë në kuadër të stërvitjes “Saber Guardian 17“, pjesë e të cilës janë 71 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë, prej të cilëve 57 janë të vendosur në Rumani, ndërsa 14 në Hungari.

Në kuadër të qëndrimit në Rumani, ministrja Shekerinska do të realizojë takime me ministrin kombëtar të Mbrojtjes së Rumanisë, Adrian Tutiuanu, njoftoi pres shërbimi i Ministrisë së Mbrojtjs.

Së bashku me ministren Shekerinska, në Rumani do të qëndrojë edhe një Delegacion nga Ministria dhe ARM-ja, pjesë e të cilit është edhe komandanti i Brigadës së Parë Këmbësorike të Mekanizuar, gjenerali i brigadës Mirçe Gjorgoski dhe komandanti i batalionit të Policisë Ushtarake, nënkolonel Vasko Kokolanski.

Stërvitja “Saber Guardian 17“, mbahet në periudhën prej 23 korrikut deri në 26 korrik në Rumani, Hungari dhe Bullgari, ndërsa përfshin mbi 25.000 pjesëtarë të forcave të armatosura të mbi 20-të vendeve të NATO-s dhe vendeve-partnere dhe praqet stërvitjen më të madhe në Rajonin e Detit të Zi këtë vit.

Stërvitja organizohet dhe udhëhiqet nga Armata e SHBA-së në Evropë
Shtuar më 15/07/2017, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori