Shekerinska: Javën e ardhshme filon procedura për ambasador në NATO
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, pret që procedura për emërimin e ambasadorit të Maqedonisë së Veriut, në Misionin e NATO-s në Bruksel, të fillojë javën e ardhshme.

“Të martën kishim seancë në Qeveri, ku nuk mori pjesë as kryeministri, e as ministri i Punëve të Jashtme, për shkak se të gjithë ishim në takimin e liderëve të NATO-s. Pres nga java e ardhshme të fillojë procedura. Procedura për emërimin e përfaqësuesit tonë ushtarak zyrtarisht filloi të hënën dhe pres në afat sa më të shkurtër, të gjithë të japin kontribut dhe të kemi ambasador dhe përfaqësues ushtarak shkruan shenjatv.

E kemi rritur seriozisht Misionin me personel, si në pjesën e mbrojtjes, ashtu edhe në atë të diplomacisë. Deri kah fundi i viti do të kemi hapësira tona në ndërtesën e re të NATO-s dhe mendoj se është e rrugës dy personat kryesor të fillojnë me punë sa është e mundur më shpejtë”, tha ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska, në pyetjen e gazetarëve se deri ku është procedura për emërimin e ambasadorit të ri në NATO dhe spekulimet për kandidaturat e mundshme për atë pozitë, pas ndarjes së certifikatave për 35 përfaqësuesve gjinorë në Ministri dhe në të gjitha njësitë e armatës.

Kandidati për ambasador në NATO, fillimisht duhet të vendoset në rend të ditës në seancë të qeverisë, pastaj vijon procedura e emërimit të tij përmes procedurës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila më pas vazhdon te presidenti i shtetit.
Shtuar më 06/12/2019, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori