Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla
Shekerinska është shprehur se Ivanov që tanimë është
president, ka qenë kandidat i përbashkët i VMRO-së dhe i BDI-së.
"Unë mendoj se BDI-ja nuk ka të drejtë të kritikojë. Ishte kjo parti që
zgjodhi të luajë me bojkot, duke ndihmuar kështu VMRO-në dhe zgjedhjen
president të Ivanovit", ka thënë
Shekerinska.
Ajo ka shtuar se partnerët aktualë në
qeveri kanë dështuar të krijojnë një
qeveri të qëndrueshme, që të udhëhiqet nga parimet e tolerancës dhe të mirëkuptimit. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014,
ora 17:54