Shekerinska: Bashkë me "bombat" fillojmë dhe protestat
Zv/kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska, në emisionin “Rruga Drejt” theksoi se me protestat e mbrëmshme në Kumanovë, LSDM-ja ka filluar fazën e dytë të veprimit, që nënkupton organizimin e protestave paralelisht me publikimin e bombave. Ajo paralajmëroi protesta të tjera ditëve në vazhdim edhe në qytete tjera të Maqedonisë, si hap të domosdoshëm pas gjithçkaje që zbardhën bombat.

"Pajtohem me juve, publikimi dhe pritja nga ana jonë, në ndonjë sallë të konferencave për shtyp, nuk do të jetë e mjaftueshme. Fillimi ynë i sotshëm i organizimit të tubimeve dhe marsheve protestuese në disa komuna, është fillimi i mënyrës së dytë të funksionimit. Qytetarët në Maqedoni duhet të dalin në rrugë dhe të thonë nuk duam shtet të tillë, siç e ka shndërruar Gruevski Maqedoninë. Nuk pajtohemi të jetojmë me frikë", tha Radmilla Shekerinska, zv/kryetare e LSDM-së. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori