Nga grabitja e Rinasit tek ajo e Kasharit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për të pandehurit

Apeli Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi dënimet për autorët e grabitjes së Rinasit dy vite më parë.

Gjykata e Posaçme lë në fuqi vendimin për grabitjen e Kasharit, atë të bankës te “Stacioni i Trenit” dhe grabitjen e Rinasit.

Kështu, Dash Kupa u dënua me 27 vite burg, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj me 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj me 19 vjet burg.

Ndërsa, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja, bashkëpunëtorë të drejtësisë, u dënuam me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie.

Rikujtojmë se të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar.

Dash Kupa – 27 vite burg,
Ernest Kupa – 26 vite burg,
Neim Avdylaj – 26 vite burg,
Fatjon Xhyliu – 21 vite burg,
Dritan Sinani – 20 vite burg,
Aleksandër Murataj – 19 vite burg.

 


Shtuar 12.07.2021 15:05