Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin
Shehapi, sot në Komunën Çair të Shkupit, realizoi një takim me komunitetin kulturor shqiptar të Shkupit, ku u bisedua rreth realizimit të projekteve
kulturore që mbëshetë kjo ministri, si dhe problemeve të tjera të kësaj sfere.
Sekretari
Shehapi tha se meqë në rrjedhë e sipër është shqyrtimi i aplikacioneve nga komisionet e Ministrisë së Kulturës për projektet e vitit 2016, do të shqyrtohen mundësitë që sa më tepër projekte
shqiptare të jenë pjesë e Programit nacional për kulturë.
“Ishte një bisedë shumë e hapur dhe përmbajtjesore. Faktori shqiptar në Ministrinë e Kulturës dhe të gjithë shqiptarët që punojmë aty, do të bëjmë çmos që të punojmë për avancimin e kulturës
shqiptare. Kultura mbetet një nga prioritetet tona, meqë përmes saj i nxjerrim në pah vlerat tona shumëshekullore, por edhe vlerat artistike bashkëkohore”, theksoi
Shehapi.
Ai më tej shtoi se ne kemi sjellë impulse të reja në kulturë, dhe më tutje do të mundohemi të sjellim cilësi të reja, në kuadër të përcaktimeve tona programore.
“Vetëm gjatë këtij viti vijues, brenda Komunës së Çairit janë realizuar mbi 30 projekte
kulturore shqiptare të mbështeura nga Ministria e Kulturës. Kurse, edhe vetë Komuna e Çairit, me të cilën kemi një bashkëpunim të shkëlqyer, është realizatore e shumë projekteve të rëndësishme
kulturore shqiptare”, theksoi sekretari
Shehapi.
Gjatë bisedës është biseduar për ngritjen e peshës së disa manifestimeve
kulturore shqiptare, si dhe është shpalosur iniciativa për themelimin e një Anasambli të Folklorit Shqiptar në Shkup, në nivel nacional, për çka do të angazhohen prëfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës dhe veprimtarët e kulturës. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2015,
ora 17:59