Shefik Duraku largohet nga BDI
Shefik Duraku, nënkryetar i degës së BDI-së në Haraçinë, është një tjetër anëtar që i largohet BDI, ai ka konfirmuar publikisht dorëheqjen e tij nga postet partiake në këtë forcë politike.

"E kam paraqitur dhe para anëtarëve të Degës dhe organeve partiake dorëheqjen time nga pozicioni i nënkryetarit të degës së BDI-së në Haraçinë, por sot po e rikonfirmoj edhe në opinion edhe atë pikërisht sot për t`ia shtuar fuqinë zërit të pakënaqësive për mënyrën e organizimit partiak të BDI-së në përgjithësi e në veçanti mënyrën e funksionimit në nivel të degëve.

Unë si një aktivist që nga themelimi i BDI-së shpreh publikisht pakënaqësinë time jo për politikat dhe programin e BDI-së por për mënyrën e organizimit partiak dhe për krijimin e grupeve dhe klaneve të ndryshme që kanë nxënë peng dhe kanë uzurpuar gjithë hapësirën e veprimit politik. Unë mbetem një aktivist i denjë i orientimit politik të BDI-së, por jo në shërbim të klaneve", shkruan Duraku. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2015, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori