Shefi i SHM-së të Çekisë Beçvar për vizitë në Maqedoni
Shefi i Shtatmadhorisë të forcavearmatosura të Republikës Çeke, gjeneral Jozef Beçvar prej sot qëndron për vizitë dy ditore në Republikën e Maqedonisë.

Dlegeacioni i ForcaveArmatosura të Çekisë do të pritet me nderime të larta ushtarake nga shefi i Shtatmadhorisë të Armatës të Republikës së Maqedonisë, gjeneralnënkolonel Metodija Veliçkovski.
Tema kryesore e takimit zyrtar do të jenë transformimi dhe struktura e ARM-së, pjesëmarrja e ARM-së në operacionet për mbështetje të paqes, situatës së sigurisë në rajon me theks në krizën migurese, gjendjen aktuale si dhe avancimin e bashkëpunimit bilateral.

Në suaza të vizitës gjenerali Jozef Beçvar do të pritet edhe nga presidenti dhe komandanti suprem i forcavearmatosura, Gjorge Ivanov, ndërsa delegacioni do t’i vizitojë poligonin e armatës Krivolak dhe karakollë Bogorodicë në kufirin jugor, ku do të mbahet brifing i përbashkët me pjesëtarët e forcave të sigurisë të Çekisë të angazhuar në ballafaqimin me krizën e refugjatëve, njoftoi SHM e ARM-së. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2016, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori