SHBA uron Maqedoninë për "Ditën e Pavarësisë"
Në kuadër të shënimit të 22 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama i dërgon mesazh urimi Maqedonisë.

Urimin e Obamës e ka përcjellë sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri.

"Në emër të presidentit Obama dhe popullit të SHBA-së ua uroj qytetarëve të Maqedonisë Ditën e pavarësisë - 8 Shtatori. Republika e Maqedonisë ka arriur përparim të konsiderueshëm nga pavarësia. Me kënaqësi do ta vazhdojmë partneritetin derisa po ndërtoni shtet demokratik dhe me prosperitet", shkruan mes tjerash në urimin e sekretarit Keri e publikuar në Departamentin e shtetit. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2013, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori