Mbyllet dera e negociatave për Shqipërinë
SHBA: Të anulohet vendimi skandaloz i Ivanovit
Zëdhënësi i DASH, Johny Kirby
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar në lidhje me vendimin më të fundit të Gjorgfje Ivanov për ti falur politikanët e inkriminuar.

Në këtë njoftim thuhet se SHBA-të janë mjaft të shqetësuar nga paralajmërimi i kryetarit Ivanov për të falur persona të cilët janë subjet i hetimeve në lidhje me skandalin e përgjimeve. Nëse ky vendim zbatohet atëherë do të mbrohen zyrtarë të korruptuar dhe do t’u mohohet drejtësia popullit të Maqednisë, si edhe do të minojë sundimin e ligjit, integritetin e sistemit juridik të vendit dhe besueshmërinë e përkushtimit të liderëve të këtij vendi ndaj vlerave themelore të NATO-s dhe BE-së.

John Kirby shprehet më tej se SHBA shpreson se Ivanov do ta anulojë vendimin dhe do ta dëgjojë zërin e demokracisë.

Ai tha se Ivanov duhet të ejojë Prokurorinë Speciale Publike – e themeluar si pjesë e marrëveshjes së Përzhinos – të hetojë dyshimet serioze të keqpërdorimit të pushtetit dhe të lejojë gjykatat të bëjnë punën e tyre. /Albeu.com/
Shtuar më 13/04/2016, ora 19:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori