SHBA reagon për herë të parë pas votimit të Maqedoni
SHBA i përshëndet rezultatet e referendumit në Maqedoni më 30 shtator ku qytetarët e shprehën mbështetjen për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, ka bërë të ditur Stejt Departamenti.

“SHBA-të fuqishëm e mbështesin implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës e cila mundëson Maqedonisë të merr vendin e merituar në NATO dhe BE dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, të sigurisë dhe prosperitet.

Me faktin se Kuvendi i Maqedonisë tani fillon me shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese, i ftojmë liderët të ngritën mbi politikat partiake dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi historike që të mundësojnë të ardhme të ndritur për vendin si anëtare e plotfuqishme e institucioneve perëndimore”, qëndron në komunikatën e Departamentit të Shtetit, pas mbajtjes së referendumit në Maqedoni.
Shtuar më 01/10/2018, ora 09:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori