SHBA reagon kundër dhunës në Maqedoni
"Jemi në dijeni për incidentet e dhunshme që kanë ndodhur mbrëmë, e që rezultuan me lëndimin e disa të rinjve. Atyre që pësuan lëndime dhe familjeve të tyre u shprehim keqardhje dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë. Kuptojmë që autoritetet po hetojnë incidentin dhe po kërkojnë personat përgjegjës për këto akte të shëmtuara.

Në mbështesim përpjekjet e ministres Jankulovska për të ndjekur procedurën hetuese dhe ligjore. I bashkangjitemi ministres në dënimin e këtyre akteve, si dhe komenteve të saj që përkatësia etnike e cilësdo viktimë është e parëndësishme për procesin ligjor", thuhet në komunikatën e ambasadës.
Shtuar më 08/03/2012, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori