SHBA: PSP-së t’i mundësohet punë e papenguar
Pas refuzimit të koalicionit qeverisës për votimin e ligjeve të kërkuara nga PSP ka reaguar dhe ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Sipas tyre të gjithë partitë duhet t'i përmbahen obligimeve të dala nga Marrëveshja e 20 qershorit në mënyrë që të sigurohen zgjedhje të drejta dhe demokratike si dhe të mos pengohet puna e Prokurorisë Speciale dhe e mbikëqyrësve të pavarur të mediave.

“Vendosja e llogaridhënies për përgjimet e paautorizuara dhe dyshime për keqpërdorime janë të një rëndësi rrënjësore që Maqedonia të mund të dalë nga kriza e vazhduar.

Besojmë se kërkesat e PSP-së janë të drejta për hetim të pavarur dhe në themel të fakteve”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së në Shkup. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2016, ora 19:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori