SHBA presion Erdoganit: Liro pastorin dhe 14 amerikanë që po i mban peng në Turqi
Ndryshe nga administrata e Barak Obamës që ishte tolerante dhe e duruar, administrata e Donald Trump është e vendosur që të reagojë ndaj çdo veprimi që cënon sigurinë e saj dhe në botë.
Fillimisht Presidenti
Amerikan Donald Trump nënshtroi Korenë e Veriut dhe tashmë ka filluar sanksionet ndaj diktaturës islamike në Iran.
Por, SHBA nuk ka toleruar as ndaj Turqisë pasi një pastor
amerikan dhe 14 nënshtetas të tjerë janë arrestuar padrejtësisht. E për këtë para 3 ditësh SHBA mori masat e para duke vënë sanksione ndaj dy ministrave turq.
Ndërsa u prit që edhe
Turqia të bënte të njëjtën gjë pasi e paralajmëroi Erdogani ndodhi e kundërta.
Turqia dërgoi një delagacion për të negociuar por sipas mediave turke mesazhi
amerikan është i qartë: Liro pastorin, 14 nënshtetas
amerikanë dhe dy punonjës turq që punonin në konsullatën amerikane.
Mediat raportojnë se deri në këto momente nuk ka një mirëkuptim
ndërsa është vendosur që të vazhdojnë bisedimet.
Ndërkaq në Turqi çdo ditë e më shumë lira turke po humb vlerë ndaj monedhave si Euro dhe Dollar duke shtuar edhe më tej rrezikun ndaj inflacionit. Sot dollari kapi vlerën historike duke u këmbyer me 5.44 lira,
ndërsa 1 euro u këmbye me 6.31 lira.
Tashmë pritet nëse do të mund të kundërpërgjigjet
Turqia ndaj SHBA-ve./albeu.com/
Shtuar më 09/08/2018,
ora 10:30