Anëtarësimi në NATO, ja plani sekret i SHBA-ve
Një plan sekret amerikan ka për qëllim arritjen e një kompromisi të shpejt për pranimin e Maqedonisë në NATO. Sipas gazetës greke "Pondiki", Uashingtoni po udhëheq negociata sekrete përmes një plani sekretMaqedonia deri në fund të vitit të pranohet si anëtare e NATO-s me emrin "Maqedonia e Epërme", njofton INA.

Ky propozim siç bëhet e ditur pritet ti propozohet palës greke dhe kryeministrit Andonis Samaras dhe do të kërkohet kompromis i pashmangshëm për të pranuar si zgjidhje.

Gazeta shkruan se amerikanët do të kërkojnë nga Samaras të dërgojë një dokument zyrtar në adresë të NATO-s, me të cilin konfirmohet se Maqedonia përmbush kushtet për anëtarësim në NATO, ndërsa si emër kompromisi do të jetë "Maqedonia e Epërme".

Gazeta helene, e afërt me spektrin e qendrës së majtë në Athinë shkruan se, diplomatët amerikanë kanë vënë tanimë kontaktet e para me zyrtarët më të lartë të Qeverisë greke për të shqyrtuar sinjalet e para të reagimeve dhe shpalosjen e detajeve sipërfaqësore të planit. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2012, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori