SHBA/ Maqedonasit protestojnë kundër Platformës Shqiptarë përpara shtëpisë së Trumpit
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Disa shtetas të Maqedonisë kanë protestuar para Shtëpisë së Bardhë në Washington DC, këtë të dielë, në shenjë mbështetje për iniciativën "Për Maqedoni të përbashkët".

Ata kanë valvitur flamurin e Maqedonisë dhe kanë dërguar mesazhe për ruajtjen e shtetit maqedonas, identitetit dhe gjuhës.

"Shprehim mbështetjen e plotë për motrat dhe vëllezërit tanë në Maqedoni. Të mbrojmë mëmëdheun tonë të vetëm, lirinë tonë dhe pavarësinë. Tani, kur jemi vetvetja, nuk do të lejojmë që askush të vendos për ne, për ardhmërinë tanë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe nipërve.

Maqedonia është shteti ynë! Kjo është lufta jonë! Për Maqedoninë vendosin maqedonasit dhe të gjithë qytetarët tjerë lojal të Maqedonisë, dhe jo të huajt", ka thënë pedagogia Millka Kovaç, përcjell "Zhurnal". /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2017, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}