SHBA-ja uron Maqedoninë për Ditën e Pavarësisë
Pëlqej
Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry ka përgëzuar qytetarët e Republikës së Maqedonisë për Ditën e Pavarësisë, 8 shtatorin.

“Në emër të presidentit Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara, përgëzoj qytetarët e Republikës së Maqedonisë për ditën e pavarësisë, 8 Shtatorin. Popullata e shumëllojshme e Maqedonisë është burim fuqie që vazhdon të ofrojë ide, energji, dhe motivim për të lëvizur Maqedoninë dhe rajonin përpara”, thuhet mes tjerash në urimin e sekretarit të SHBA-ve.

Kerry ka theksuar më tej se SHBA-ja po vazhdon të qëndrojë përkrah Maqedonisë, të forcojë zbatimin e ligjit, të krijojë kushte për lirinë e mediave, të krijojë baza për shoqëri multietnike etj.

Në mesazh thuhet se SHBA përgëzon Maqedoninë për të gjitha arritjet që nga pavarësia dhe shpreson që të bëhet më tej drejt progresit. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori