SHBA godet BDI-PDSH: Votoni ligjin për PSP-në, mos pengoni hetimin e pavarur
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, i ka bërë thirrje partive politike t'i përmbahen detyrimeve që përfshin marrëveshja e Përzhinos dhe ajo e 20 korrikut, për Prokurorinë Speciale Publike.

Mësohet se në thirrjen e ambasadës amerikane, theksohet kërkesat e PSP-së janë të drejta për hetim të pavarur dhe në themel të fakteve.

"Ne inkurajojmë të gjitha palët që të përmbahen në obligimet e ndërmarra sipas marrëveshjes së Përzhinos dhe të 20 korrikut, dhe me të cilat duhet të sigurohen zgjedhje të besueshme, punë të papenguar të Prokurorisë Publike Speciale, dhe vëzhguesit e pavarur të mediave.

Vendosja e përgjegjësisë për përgjimin e paautorizuar të shpërdorimit të detyrës nga qeveria janë thelbësore nga dalja e krizës politike në të cilën gjendet Maqedonia.

Ne besojmë se kërkesat e PSP-së janë të drejta për hetim të pavarur dhe në themel të fakteve", thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2016, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori