SHBA do të ndihmojë për kontestin me emrin
Pëlqej
Barack Obama
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka deklaruar se SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë në zgjidhjen e kontestit të emrit me Athinës dhe Shkupit.

“SHBA-ja mbetet e përkushtuar dhe dëshiron që të ndihmojë që kontesti i emrit të tejkalohet sa më shpejt që është e mundur të tejkalohet me zgjidhje të pranueshme reciproke. SHBA-ja është e gatshme që të ndihmojë”, theksoi presidenti amerikan Barak Obama në takimin e së shtunës me presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov, para fillimit të takimit të shefave të delegacioneve të A5 vendeve - Maqedonisë Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, në ditën e dytë të Samitit të NATO-s që mbahet në Lisbonë.

Obama ka shprehur keqardhje për faktin se Maqedonia akoma nuk është anëtare e Aleancës së NATO-s.

“Më vjen shumë keq që ende nuk jeni anëtare e Aleancës, megjithatë ju uroj për kontributin e jashtëzakonshëm në misionin ISAF në Afganistan dhe ju falenderoj për partneritetin që e ruani me SHBA-në”, ka shtuar Obama.

Presidenti i Maqedonisë Ivanov tha se Republika e Maqedonisë është ajo që kërkon zgjidhje dhe për shkak të këtij kontesti të imponuar, theksoi ai, ka pasoja reale. Për Republikën e Maqedonisë, vlerësoi shefi i shtetit është me rëndësi të madhe angazhimi i SHBA-së në këtë proces.
Shtuar më 21/11/2010, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori