SHBA dhe BE nuk mund të ofrojnë siguri për dëshmitarët e "Monstrës"
Pëlqej
Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e BE-ve në Shkup nuk mund të sigurojnë dot siguri për dëshmitarët e rastit "Monstra".

Nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup thonë se institucionet shtetërore kanë përgjegjësi që të mundësojnë sigurinë e qytetarëve.

“Institucionet shtetërore kanë përgjegjësi të mundësojnë sigurinë e qytetarëve të cilët marrin pjesë në aktivitetet themelore demokratike siç është dhënia e dëshmisë nga dëshmitarët gjatë proceseve gjyqësore”, thanë për “Lajm” nga ambasada e SHBA-ve.

Një përgjigje e ngjashme është dhënë edhe nga zyrat e BE-së në Shkup.

“Në përputhje me kornizën ligjore shtetërore është roli i institucioneve shtetërore që t’ju japë siguri qytetarëve dhe ti garantojnë liritë e tyre të të shprehurit gjatë proceseve gjyqësore dhe në përgjithësi në shoqëri.”, thanë për “Lajm” nga zyra e BE-së.

Gjatë protestave të së premtes të mbajtura më 22 gush familjarët thanë se kanë kontaktuar me dëshmitarët të cilët dëshmojnë se policia ka tentuar t’ua veshë fajësinë për rastin “Monstra” disa persona te tjera, por do të dëshmonin vetëm nëse sigurojnë imunitet nga Ambasada e SHBA-së dhe BE-së, pasi nuk kanë besim tek institucionet shtetërore dhe frikësohen. /albeu.com/

Shtuar më 28/08/2014, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori