Wikileaks ka publikuar fakte të reja përsa i përket çështjes së Greqisë me Maqedoninë. Gazeta greke "Ta Nea" duke cituar Wikileaks-in thotë se SHBA ka ndëshkuar Greqinë, për shkak të vetos kundër hyrjes së Maqedonisë në NATO në Samitin e Bukureshtit të
vitit 2008.
Sipas këtyre burimeve, SHBA-ja e dënoi Greqinë duke mos e përfshirë në programin për udhëtime pa
viza.
Në tetor të
vitit 2008, presidenti amerikan George W.Bush, nuk dha dritë jeshile që qytetarët grek të udhëtojnë pa
viza në SHBA, përkrahë shtatë vendeve të tjera që u lejuan. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2011,
ora 13:39