Shaqiri: Le të bëheshin copash, po të rriheshin për popullin
Pëlqej
Ish-deputeti Hisni Shaqiri ka komentuar rrahjen e sotme mes deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së në parlamentin e Maqedonisë.

Ai e ka quajtur rrahjen e turpshme, ndërsa ka shtuar se do të ishin ndryshe punët, nëse do ziheshin për hallet e popullit.

“Sikur kështu të rrihen për popullin (e jo për tenderat e tyre) dhe për ata që protestojnë rrugëve për liri dhe drejtësi, punët do ishin ndryshe sot. S’kam koment! TURP TURP TURP”, – ka shkruar Hisni Shaqiri.

Hisni Shaqiri ka qenë i vetmi deputet që më 2001 e la postin e deputetit për tu bërë pjesë e UÇK-së. /albeu.com/

Shtuar më 26/08/2014, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori