Ish-deputeti Hisni
Shaqiri, i njohur në skenën politike në Maqedoni, ka folur për dy ish-bashkëpartiakët e tij, ministrin
aktual të Arsimit dhe Shkencës
Abdilaqim Ademin dhe nënkryetarin
aktual të parlamentit, Rafiz Halitin.
“Komandant Mësuesi &
Abdilaqim Ademi krahë për krahë Car Nikollës duke festuar Ilindenin. Derisa populli proteston për drejtësi dhe liri, "çlirimtarët" janë të preokupuar me gjëra tjera të rëndësishme... Na zbehën fytyrën, cinizmi s'ka fund!!! TURP!!!”, ka shkruar
Shaqiri në Facebook.
Hisni
Shaqiri aktualisht është kryetar i Bashkimit
Demokratik Kombëtar (BDK), pasi që e themeloi këtë forcë politike pasi braktisi Bashkimin
Demokratik për Integrim (BDI) në vitin 2004. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014,
ora 10:39