"Greqia nuk duhet të investoje në thellimin e krizës tonë politike"
Aleanca maqedonase, e cila është e drejtuar nga kryetari Gjorgjija Xhorxh Atanasoski, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Koxias.

"Nuk guxojmë më që të lexojmë që fqinjët tanë, e sidomos Greqia të vazhdojnë që të na sjellin vezë kukuvajke dhe me këtë në mënyrë shtesë të investojnë në thellimin e krizës tonë të brendshme politike.

Athina Zyrtare po vazhdon që të promovoje standarde të dyfishta.
Nga njëra anë Koxias po tenton që të tregoje një konstruktivitet të rrejshëm me të ashtuquajturat masa të besimit, ndërsa nga ana tjetër, Greqia po vazhdon me strategjinë e saj të kërcënimeve dhe presioneve që të kërkojnë nga Maqedonia të pamundurën", shkruhet në letrën e aleancës maqedonase, transmeton "Tetova1". /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2017, ora 11:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori