Serbët “blejnë” nuse në Shqipëri për 5500 euro
Në komunat, Presheve dhe Bujanocit sa vijnë dhe shtohen martesat mes burrave serbë dhe vajzave shqiptare.

Kryesisht këto martesa ndodhin mes burrave të moshuar serbë dhe vajzave të reja nga shqipëria të cilat mashtrohen për një jetë më të mirë.

Mendohet se në fakt është një lloj tregtie e cila lidh këto martesa pasi vajzat shqiptare blihen për 5 mijë e 500 euro.

Një njeri nga Serbia ka thënë se ai i ka frikë martesave mes serbëve dhe vajzave shqiptare.

Sipas tij, fëmijët me nënat shqiptare, nuk dihet ndoshta nesër mund ta “tradhtojnë” Serbinë, shkruajnë mediat serbe.

Ai dyshon se nëse këto martesa do të ishin të vërteta dhe të sinqerta do të ishin në rregull, por dyshon se femrat që blihen mashtrohen për pak para, ose i sjellin për të ruajtur bagëtinë.

Një serb tjetër thotë se prapa martesave të serbëve me shqiptarë qëndron ndonjë projekt i Shqipërisë.

Megjithatë, shumë shqiptare janë të kënaqura dhe shpejt përshtaten me mjedisin./albeu.com/
Shtuar më 08/10/2016, ora 09:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori