Ministrja serbe për eurointegrime, Jadrana
Joksimoviq ka realizuar një takim me
ambasadoren e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska-Tipko.
Ajo e ka informuar
ambasadoren Tipko për aktivitetet e deritanishme dhe të ardhshme të Serbisë në procesin e integrimeve europiane.
Joksimoviq ka bërë të ditur se
Serbia është e gatshme ta ndihmoj Maqedoninë në rrugën evropiane përmes formave të ndryshme të ndihmës teknike dhe shkëmbimit të përvojave.
Bashkëbisedueset janë ndalur te programi i
bashkëpunimit ndërkufitar i nënshkruar në dhjetor të vitit 2017 për promovimin e punësimit dhe lëvizjes së fuqisë punëtore, si edhe forcimit të
bashkëpunimit social e kulturor për komunat ndërkufitare. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018,
ora 20:40