Serbia-Shkupit: Përkrah kanalin ujor Beograd-Selanik (FOTO LAJM)

Autoritetet serbe kanë kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë që të përkrahin projektin serb për ndërtimin e kanalit ujor Beograd–Selanik. Ky propozim është bërë gjatë vizitës ë fundit të kryeministrit serb, Ivica Daçiq më 28 janar në Shkup, ku ai shpalosi projektin e rrugës ujore, që kalon përmes Maqedonisë.

Projekti parasheh ndërtimin e një kanali të madh ujor me një gjatësi prej 700 kilometra, që do të lidh lumejt Danub dhe Moravë në Serbi, lumin Vardar në Maqedoni dhe lumin Aksios në Greqi, për të bërë të mundur lundrimin e anijeve nga kryeqyteti serb deri në portin e madh grek të Selanikut, raporton Agjencia e Lajmeve INA.

Ky propozim i Qeverisë serbe iu parashtrua zyrtarisht Qeverisë maqedonase dëshmon se Serbia ka nisur hapat e para në rrugën e përpjekjeve për zbatimin e një megaprojekti, i cili mund të jetë ambicia më e madhe infrastrukturore që mund të jetë imagjinuar ndonjëherë në Ballkan.

Një ditë më parë, ministri serb i Burimeve Natyrore, i Minierave dhe Planifikimit hapësinor, Milan Baçeviç, nënshkroi në Pekin me kompaninë shtetërore kineze "Gezhouba Group Corporation" një memorandum mirëkuptimi, për të hartuar projektin për një studim fizibiliteti dhe projektimin e trases se kanalit.

"Ky është projekti më i madh që Serbia mundet të llogarisë për disa dekada dhe projekti më i madh që Serbia mundet ta realizojë . Lidhur me përgatitjet e dokumentacioneve të planifikimit hapësinor , mendojë që kjo ministri do ti ketë të gatshme kah mesi i vitit të ardhshëm", ka deklaruar ministri serb për mediat kineze.

Por vlen të theksohet se ideja e hapjes se kanalit ujor nëpër Luginën e Preshevës nuk ka lindur sot. Kohë më parë një formacion politik me seli ne Tiranë, Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtar, hapur ka kërkuar ndërhyrjen e investitorëve amerikan në projektin ne fjalë. Sipas tyre, SHBA gëzonte të drejtën që nga viti i largët 1913 kur kishte fituar me koncesion territorin nëpër Luginën e tanishme të Preshevës, për të hapur një kanal të tillë ujor të këtyre përmasave. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2013, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori