Serbia nuk i vë sanksione Rusisë. Si do të veprojë Maqedonia?
Pëlqej
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga vendet potenciale kandidate në BE që të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë dhe që në këtë periudhë të mos shtojnë importet me tregun rus.

Serbia, përmes kryeministrit të saj, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur qëndrimin e prerë se nuk do të vendosë sanksione shtesë kundër Rusisë dhe se nuk do të reduktoj eksportin e ushqimeve, pavarësisht “presioneve” nga BE-ja.

Ndërkohë, ende nuk ka një qëndrim nga qeveria e Shkupit lidhur me këtë çështje.

Pritet të shihet nëse Maqedonia do të respektojë plotësisht rekomandimet e Brukselit, apo do të ndjekë shembullin e Serbisë.

Por, diplomatët e Maqedonisë janë të vetëdijshëm se nuk kanë kapacitet dhe fuqi prodhuese që të mund të kompensojnë boshllëkun e krijuar në tregun rus. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori