Serbia nuk heton si duhet krimet e luftës
Serbia është e ngadaltë në zbardhejn e krimeve të luftës dhe nuk arreston zyrtarët më të lartë të saj.

Ndërsa, viktimat janë të shumtë në numër, Prokuroria e Serbisë ka ndjekur penalisht shumë më pak rastekrimeve.

Sipas raportit, të titulluar “Dhjetë vite të Ndjekje penale të Krimeve të Luftës në Serbi: Konturet e Drejtësisë,” nga 2004 në 2013, një total prej 35 vendimeve përfundimtare u thanë ndërsa vetëm gjashtë zyrtarë të lartë janë hetuar penalisht, transmeton BIRN.

Serbisë i është kërkuar nga BE-ja që në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian të mund të zbardhë krimet e kryera në luftë.

Prokuroria e Serbisë në të gjithë punën e saj që prej se është ngritur nuk është treguar eficente dhe ka hetuar vetëm disa raste të izoluara./albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori