Serbia kërkon mur për të bllokuar refugjatët nga Maqedonia
Partia Popullore Serbe ka kërkuar ndërtimin e një muri në kufirin me Maqedoninë për të ndaluar fluksin e pakontrolluar të emigrantëve të paligjshëm në Serbi.

Kërkesa e partisë në fjalë vjen pas sulmit të kryer nga disa emigrantë ndaj një gruaje dhe fëmijës së saj në Obrenovc të Serbisë.
Ata kërkuan gjithashtu të arrestohen sa më shpejt dhe ndëshkohen autorët e këtij sulmi.

SNP në një kumtesë për media kërkoi që të gjithë emigrantët e paligjshëm që janë aktualisht në territorin e Serbisë, të dëbohen menjëherë dhe siç thuhet më tej në njoftimin e lëshuar” të deportohet çdo person tjetër që ndodhet në territorin tonë pa pasaportë dhe dokumente të vlefshme të identifikimit”. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 19:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori