Serbi-Maqedoni, mbledhje e përbashkët qeverie
Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Serbisë të hënën do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët qeverie në kryeqytetin serb, për të treguar dhe vërtetuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve.

Iniciativa e Qeverisë së Maqedonisë, e propozuar në takimet bilaterale, që u realizuan muajin e shkuar, i janë përgjigjur pozitivisht Qeveria e Kosovës, Qeveria e Republikës së Shqipërisë he e Republikës së Bullgarisë. Qeveria e Maqedonisë mbron qëndrimin se nëpërmjet të këtij akti vërtetohet angazhimi për marrëdhënie ndërfqinjësore midis vendeve fqinje.

Takimit të së hënës do t’i paraprijnë takimet e dy kryeministrave dhe ministrave të jashtëm, ndërsa më pas në mbledhjen e përbashkët do të hapen temat e bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturës, arsimit, punësimit dhe politikës sociale etj. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2013, ora 10:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori