Policia e Maqedonisë ka kapur një 26-vjeçar në pikën kufitare të Tabanocit në
Serbi, pasi kërkohej nga
policia, për shkak se ishte dënuar me 1 vit
burg.
Bëhet fjalë për shtetasin J.E, nga Reçiça e Tetovës.
Ai ishte
shpallur në kërkim, pasi me vendim gjykate ishte
shpallur i fajshëm për trafikim me lëndë narkotike.
Arrestimi i tij është bërë menjëherë, pasi që ka rezultuar i kërkuar nga sistemi policor.
I ndaluari është dërguar në policinë e Kumanovës dhe më pas është transferuar në burgun që ndodhet në periferi të këtij qyteti. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014,
ora 16:19