Serbët sulmojnë Kadri Veselin (VIDEO)


Një grup hakerësh serbë i titulluar ‘Serbian Hackers Kim’, përmes një video të publikuar në Twitter, pretendojnë se ia kanë thyer llogarinë kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

Siç shihet në video, ata në profilin e Veselit kanë shkruar një status “Kosova është Serbi”, dhe një foto me të njëjtin mesazh e kanë vendosur në profilin e Veselit.

Sipas njoftimin që kanë lëshuar, thonë që pas 120 sekondave ‘Twitter’ e ka ndalur operacionin e tyre, megjithatë ata thonë që kanë arritur të regjistrojnë gjithçka.

“Mbrëmë e kemi thyer llogarinë e të ashtuquajturit kryetar i Kuvendit të Kosovës, ose më mirë të thuhet të ish-kreut të Shërbimit të Inteligjencës. Megjithatë pas 120 sekondave Twitter ka ndalur operacionin tonë, por ne kemi arritur që ta regjistrojmë”, thuhet në njoftimin e këtij grupi hakerësh.


Shtuar më 04/12/2018, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori