Ngeci në mekanizmin rrotullues të betonieres, humb jetën shqiptari në Itali (EMRI)

Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali pasi ka ngecur në mekanizmin rrotullues të një betoniereje.

Shqiptari që ka humbur jetën është Aleks Palushi, i cili kishte në pronësi një kompani të vogël ndërtimi.

Kur ka ndodhur ngjarja Palushi ka qenë duke pastruar një betoniere, por është bllokuar në mekanizmin rrotullues. Ai është dëmtuar rëndë dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. /albeu.com


Shtuar 21.01.2023 20:45