Shpëtimi i pandës ka rrezikuar zhdukjen e kafshëve të tjera

Ruajtja e pandës nga zhdukja ka qenë një nga përpjekjet më të mëdha. Dekada përpjekjesh për të ruajtur këtë habitat e ka larguar rrezikun për zhdukje.

Sipas një studimi të ri, shumë kafshë të tjera të lëna nën mëshirë të fatit, janë zhdukur, për shkak të përkushtimit mbi rracën e pandave.

Disa prej tyre janë:

Leopardët, leopardët e borës, ujqërit dhe qentë e egër aziatikë pothuajse janë zhdukur nga shumica e zonave të mbrojtura.

Këto kafshë janë zhdukur nga prerjet, copëzimet dhe sëmundjet. Humbja e tyre mund të çojë në “shndërrime të mëdha, madje edhe kolaps, të ekosistemit”- thanë studiuesit në Kinë.

Pa ekzistencën e leopardëve dhe ujqërve, drerët dhe bagëtitë mund të bredhin pa u kontrolluar, duke shkaktuar dëme në habitatet natyrore, me efekte për jetën e egër, përfshirë këtu edhe vetë pandat.

Meqenëse rezervat e pandës u krijuan në vitet 1960, të katër speciet kanë humbur nga një pjesë e madhe e rezervave. Leopardët janë zhdukur nga 81% e rezervave, leopardët e dëborës nga 38%, ujqërit nga 77% dhe qentë e egër aziatikë nga 95%.

Tani numrat janë shumë të ultë. Për shembull, kishte vetëm katër konfirmime të ekzistencës së qenit të egër aziatik midis të dhënave nga pothuajse 8,000 stacione anketimi që regjistruan më shumë se 1.5 milion pamje nga kamerat.

Kjo përfshin pandat gjigande në Kinën qendrore dhe gibona të rrezikuara në Hainan, tha studiuesi.

Në studim, studiuesit analizuan të dhëna nga 73 zona të mbrojtura, përfshirë 66 rezerva gjigande të natyrës panda, duke krahasuar të dhëna nga anketa historike dhe të dhëna të përfituara nga pamjet e kamerave, që i përkasin një dekade të tërë.

Hulumtimi është botuar në revistën “Nature Ecology & Evolution”.K.K


Shtuar 3.08.2020 19:53