Senati ratifikon Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut
Kuvendi Kombëtar i Francës pritet të debatojë dhe miratojë më 21 nëntor Propozim-ligjin për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ministria franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme ka thënë se aderimi i Maqedonisë së Veriut në NATO “do ta përforcojë sigurinë e rajonit dhe të Aleancës në tërësi.

Propozim-ligji i Ministrisë franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme me të cilin ratifikohet Protokolli i NATO-s për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, tashmë është miratuar nga Senati në Paris më 17 tetor, ndërsa tani është në procedurë parlamentare në Dhomën e Ulët të Parlamentit, Kuvendi Kombëtar. Pas debateve të komisioneve, ligji i propozuar do të jetë në seancë kuvendore më 21 nëntor, kur pritet edhe të miratohet.

Ministria franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme ka thënë se aderimi i Maqedonisë së Veriut në NATO “do ta përforcojë sigurinë e rajonit dhe të Aleancës në tërësi”. “Franca do të mbetet veçanërisht vigjilente lidhur me parimet kyçe të procesit të zgjerimit të NATO-s, ndërsa këto janë vlerësimet e arritjeve individuale të vendeve kandidate dhe kontributin e tyre për sigurinë e rajonit euroatlantik”, thekson ajo.

Pas ratifikimit të Protokollit nga Franca, mbetet miratimi edhe nga Parlamenti spanjoll, që pritet të ndodhë deri në fund të janarit. Kjo do të përfundonte ciklin e procesit të ratifikimit të dokumentit në të gjitha 29 vendet anëtare të NATO-s dhe Maqedonia e Veriut do të bëhej anëtarja e plotfuqishme e Aleancës./abcnews.al
Shtuar më 14/11/2019, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori